Në Los Angeles është hapur lokali i parë në Shtetet e Bashkuara që shërben marihuanë.
Disa artikuj në menu të lokalit shërbehen me një porcion kanabis.
Personeli thotë se lokali frekuentohet nga një klientelë e përzier.
“Janë nga të gjitha shtresat. Nga të gjitha moshat. Nuk mund të identifikohet ndryshe, përveçse njerëz që u pëlqen marijuana,” citohet të ketë thënë një punonjëse.
Ky është bar-restoranti i parë dhe deri tani i vetëm që shërben marihuanë në Shtetet e Bashkuara.
Lokali u shërben vetëm klientëve mbi 21 vjeç. Punonjësit dhe rojet në lokal ndjekin me vëmendje klientelën për të garantuar që askush nuk e tepron, pasi policia mund të arrestojë personat që ngasin makinën kur janë nën ndikimin e marijuanës.
Në bazë të ligjit, lokali nuk mund të gatuajë ushqime të përziera me kanabis. Klientët porosisin ushqim, pije si dhe marrin një porcion me kanabis së bashku me porosinë.