image Hapat që duhet t’i plotësoni për të aplikuar për vizë turistike në Ambasadën e Gjermanisë

Kosovë

Hapat që duhet t’i plotësoni për të aplikuar për vizë turistike në Ambasadën e Gjermanisë

news image

Hapat që duhet t’i plotësoni për të aplikuar për vizë turistike janë këto:

Rezervimi i terminit është pa pagesë!

Të dhënat personale të aplikuesit/aplikueses (ndër tjerash numri i pasaportës së udhëtimit)

–                    një e-mail adresë e vlefshme, e cila mbetet e vlefshme deri në paraqitjen tuaj në termin dhe në të cilën ju personalisht keni qasje

1. Ju lutemi të shenoni të gjitha të dhënat sikurse janë në pasaportën e udhëtimit.

2. Ju lutemi caktoni një termin për secilin/ën aplikues/e*, kjo vlen edhe për fëmijë të mitur! 

3. Ju keni të drejtë të caktoni një termin vetëm për një arsye të udhëtimit.

Ju lutem klikoni tani në “weiter” për të vazhduar rezervimin e terminit.

Viza Shengen

Ju lutemi vini re që për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia, aktualisht drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat, të cilët posedojnë një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër COVID-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, JohnsontiJohnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksinës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë.      

ose

Mund të dëshmojnë që për ata vlen njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me vete me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë).

Ju lutemi rezervoni një termin vetëm nëse për ju vlen njëra nga alternativat e përmendura!.

/GazetaSinjali/