image Kërcënohet Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

Siguri

Kërcënohet Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

news image

Pasditen e të martës që shkoi, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka pranuar një kërcënim përmes rrjeteve sociale nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se personi i dyshuar për këtë rast është shoqëruar në polici dhe të njëjtit i është bastisur shtëpia.

Ky rast është raportuar edhe sot nga Policia e Kosovës në raportin 24 -orësh, në të cilin thuhet se në shtëpinë e personit që dyshohet se kërcënoi ambasadën gjermane nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull”, thuhet në raportin 24-orësh.

Por, kjo ambasadë ka refuzuar ta konfirmojnë këtë rast për Gazetën Sinjali, duke thënë se nuk japin përgjigje për rastet që kanë të bëjnë me sigurinë e saj.

“Ju lutemi të keni mirëkuptim që Ambasada parimisht nuk përgjigjet rreth çështjeve të kanë të bëjnë me sigurinë e saj. Gëzohemi nëse mund t’ju ndihmojmë duke ju ofruar informacione rreth çështjeve të tjera”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/