image Ambasada e Gjermanisë ka një njoftim me rëndësi për ata që do të udhëtojnë nga Kosova në Gjermani

Diasporë

Ambasada e Gjermanisë ka një njoftim me rëndësi për ata që do të udhëtojnë nga Kosova në Gjermani

news image

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar të gjithë ata që do të hyjnë në Gjermani nga vendet që cilësohen të jenë më të rrezikuarat nga COVID-19, se janë të detyruar që pas hyrjes të vendosen drejtpërdrejt në vendbanimin/destinacionin e tyre në Gjermani.

Ky njoftim vlen për të gjithë ata që udhëtojnë në Gjermani dhe që brenda 14 ditëve para udhëtimit kanë qëndruar në Kosovë apo ndonjë vend tjetër.

Ata menjëherë pas hyrjes në Gjermani duhet të testohen dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga shtëpitë e tyre derisa të rezultojnë negativ në testimin për koronavirus. Ndërsa testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Informacione të rëndësishme aktuale për udhëtimet nga Kosova për në Gjermani

Nëse udhëtoni për në Gjermani dhe brenda 14 ditëve të fundit para udhëtimit tuaj keni qëndruar në Kosovë (apo në një vend tjetër të ashtuquajtur „rajon me rrezikshmëri të lartë“), ju

– Parimisht jeni të detyruar që pas hyrjes të vendoseni drejtëpërdrejtë në vendbanimin/destinacionin tuaj në Gjermani,

– Pas hyrjes duhet të testoheni për Covid-19 (p.sh. në njërin nga qendrat e testimit në aeroport, në autostradë, ose përmes institucionit shëndetësor në vendin tuaj të qëndrimit/banimit) dhe

– Nuk keni të drejtë të dilni nga banesa/vendi i qëndrimit deri sa të dalë rezultati negativ i testimit.

Edhe më tej jeni të detyruar që pas hyrjes të lajmëroheni me e-mail, ose telefon në institucionin komptent, gjegjësisht, institucionin shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë të arritjes/zbritjes në aeroplan, autobus ose tren, nuk kanë nevojë të lajmërohen sërish pas hyrjes.

Secili që shkel këto detyrime, duhet të llogaris me gjoba të larta.

Testet brenda 72 orëve pas hyrjes janë falas.

Informata më të hollësishme rreth izolimit/karantinës dhe detyrimit për testim, si dhe përjashtimeve gjeni në uebfaqen e ambasadës në:

https://pristina.diplo.de/xk-de/service/-/2371260(në gjuhën gjermane)

https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/-/2372584 (në gjuhen shqipe)

/GazetaSinjali/