image Hapat që duhet të ndiqni nëse punoni gjatë në kompjuter

Këshilla/ Hapat që duhet të ndiqni nëse punoni gjatë në kompjuter

news image

Qëndrimi për një kohë të gjatë në kompjuter, jo vetëm që dëmton në përgjithësi shëndetin, por dëm të madh u shkakton edhe syve.

Për t’ua lehtësuar sadopak punën, më poshtë mund të shihni disa këshilla për ata që punojnë në kompjuter:

  1. Kur lexoni apo shkruani, ruani pjerrësinë e tastierës
  2. Krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë për të pasur një qëndrim të mirë
  3. Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve
  4. Sfondi përtej ekranit duhet të mos jetë asnjëherë krejtësisht i errët
  5. Përparësi është përdorimi i filtërit për ekranin kundër reflekseve.
  6. Të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
  7. Mundohuni të punoni me dritë natyrale sa më shumë të jetë e mundur./Gazeta Sinjali/