Qëndrimi për një kohë të gjatë në kompjuter, jo vetëm që dëmton në përgjithësi shëndetin, por dëm të madh u shkakton edhe syve.
Për t’ua lehtësuar sadopak punën, më poshtë mund të shihni disa këshilla për ata që punojnë në kompjuter:
- Kur lexoni apo shkruani, ruani pjerrësinë e tastierës
- Krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë për të pasur një qëndrim të mirë
- Ekrani duhet të jetë rreth 50–60 cm larg syve
- Sfondi përtej ekranit duhet të mos jetë asnjëherë krejtësisht i errët
- Përparësi është përdorimi i filtërit për ekranin kundër reflekseve.
- Të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
- Mundohuni të punoni me dritë natyrale sa më shumë të jetë e mundur./Gazeta Sinjali/