image Përleshje masive në Han të Elezit, në pranga të Policisë 5 persona

Siguri

Përleshje masive në Han të Elezit, në pranga të Policisë 5 persona

news image

Dje janë arrestuar pesë persona në Han të Elezit, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike në mes veti, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj përleshje janë përdorur edhe mjete të forta.

Policia ka njoftuar se pas përleshjes të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30, kurse në polici po hetohet si “Lëndim i lehtë trupor”. /GazetaSinjali/