image Han i Elezit/ Një punëtor i ndërtimtarisë rrëzohet nga 5 metra lartësi

Siguri

Han i Elezit/ Një punëtor i ndërtimtarisë rrëzohet nga 5 metra lartësi

news image

Një punëtor i ndërtimtarisë është lënduar në vendin e tij të punës mesditën e djeshme, në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj i kanë thënë Gazetës Sinjali se ai është rrëzuar nga pesë metra lartësi, derisa ishte duke punuar në një objekt që është në ndërtim e sipër.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është dërguar për marrjen e ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe më pas është transferuar për në QKUK.

Sipas mjekut kujdestar, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe Inspektorati i Punës, si dhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” dhe ka urdhëruar vazhdimin e hetimeve deri në zbardhjen e rastit./Gazeta Sinjali/