image PDK insiston: Projektligji i Rimëkëmbjes kalon duke marrë në konsideratë propozimet tona

Politikë

PDK insiston: Projektligji i Rimëkëmbjes kalon duke marrë në konsideratë propozimet tona

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se për  votimin e Projektligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, duhet të merren në konsideratë propozimet të cilat janë bërë nga ana e subjektit të tij politik, shkruan Gazeta Sinjali.

Hamza tha se propozimet e PDK-së kanë qëllim dhe fokus ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Nëse marren në konsideratë disa propozime që janë racionale, kanë qëllim dhe fokus ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë. Nëse gjërat lëvizin në këtë drejtim ne qëndrojmë mbrapa kësaj, mbetet të shihet”, tha Hamza.

Kurse, në pyetjen se cilat janë propozimet e PDK-së në raport me këtë projektligj, Hamza tha se janë çështje të cilat bisedohen në komisione parlamentare.

“Ne kemi qenë shumë konstruktiv, me kohë i kemi bërë propozimet, nuk ka pasur vullnet politik të mbështeten”, u shpreh ai për REL.

/Gazeta Sinjali/