image Hamza: PDK përkrah mocionin procedural që mundëson votimin e buxhetit

Kosovë

Hamza: PDK përkrah mocionin procedural që mundëson votimin e buxhetit

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e sotme ku pritet të votohet Projektbuxheti për vitin 2021, ka thënë se Partia Demokratike do ta përkrah mocionin procedural që mundëson votimin e buxhetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hamza në fjalën e tij ka thënë se PDK-ja është opozitë e partive në pushtet dhe jo e shtetit.

Këto parti politike, me përjshatim të Partisë Demokratike i kanë bo sherr këtij Kuvendi, kanë ardh me premtime shumë pompoze, kanë ardh si koalicion i shpresës, dul që ishin koalicion i dëmtimit të shtetit. Me kanë mar e mirë e kishin aprovu buxhetin në kohë. Nuk e di pse një qeveri rrin në pushtet kur si ka numrat dhe kur nuk mundet t’i kalojë inciativat ligjore. Por edhe partia tjetër opozitare, Vetëvendosja duhet me pas një konsistencë për disa çështje. Partia Demokratike ka konsistencë, ne kemi qenë opozitë e partive politke në pushtet, por jo edhe e shtetit, prandaj ne do të jemi përkrahës të mocionit procedural”, ka thënë Hamza./Gazeta Sinjali/