image Hamza: Konsultohuni me njohës ndërkombëtarë se si mbahet reciprociteti

Kosovë

Seanca/ Hamza: Konsultohuni me njohës ndërkombëtarë se si mbahet reciprociteti

news image

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza sot në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se është shqetësuese mosuniteti i partive në pozitë në raport me taksën.

Sipas Hamzës, qëndrimi në mes të partive është jashtëzakonisht i madh dhe kjo shihet kur ato sfidojnë njëra-tjetrën në konferencat për media, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shqetësuese është mosuniteti mes partive politike në qeveri dhe shohim që ka një dallim jashtëzakonisht të madh, shohim sesi mbahen konferenca për shtyp dhe si e sfidojnë partnerët e koalicionit njëri-tjetrin”, ka thënë fillimisht ai.

Tutje, Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, i ka këshilluar partitë në pozitare të këshillohen me ekspert ndërkombëtar për vendosjen dhe mbajtjen e reciprocitetit.

“U fol për reciprocitetin, për çfarë reciprociteti, cili është ai reciprocitet? Ju lutna konsultohuni me njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare se qysh vendoset reciprociteti dhe si mbahet reciprociteti”, ka thënë ai.

Hamza më tej tha se dyshon që kryeministri Albin Kurti do të jetë i qëndrueshëm në raport me vendosjen e reciprocitetit për shkak të deklaratave që ka ndryshuar kohëve të fundit në lidhje me çështjet politike.

“A jeni të sigurt që do të jeni të qëndrueshëm në vendosjen dhe mbajtjen e reciprocitetit. Dyshoj për shkak se për këtë periudhë të shkurt kohore keni bërë lëvizje aq të mëdha në raport me atë se çka keni thënë në të kaluarën dhe në atë se çka keni vepruar, që lë për të dëshiruar”, ka përfunduar Hamza./Gazeta Sinjali/