Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza tregoi për një ftesë që kryeministri Albin Kurti ua ka dërguar kryetarëve të komunave të Kosovës.
Ai tha se takimi do të ndodhë më 24 shtator.
“Për hir të korrektësisë e kemi një ftesë, nëse s’gaboj më 24 shtator prej kryeministrit të Kosovës. Për kryetarët e komunave”, tha ai.
Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza beson që kryetarët e komunave në atë takim sigurisht që do t’i ngritin problemet që qytetarët e tyre përballen, pasi shtoi se ata kanë shumë ankesa.