image Hamilton vazhdon me Mercedesin edhe për dy vite

Sporte të tjera

Hamilton vazhdon me Mercedesin edhe për dy vite

news image

Piloti britanik dhe kampioni i shtatëfishtë botëror, Lewis Hamilton më në fund ka firmosur kontratën e re me Mercedes-Benz.

Në fakt, pas gjashtë muaj pritje, Hamilton e ka nënshkruar kontratën e re që i mundëson atij të jetë pilot i Mercedesit edhe për dy vite të tjera.

Hamilton u infektua me COVID-19, dhe pastaj në shkurt nënshkroi një kontratë një-vjeçare, mirëpo tani ai do të jetë me Mercedesin deri në fundin e vitit 2023 kur do të jetë 38 vjeçar.

Mercedes e ka bërë zyrtar lajmin përmes faqes zyrtare në “Twitter”.

/Gazeta Sinjali Sporti/