Piloti britanik dhe kampioni i shtatëfishtë botëror, Lewis Hamilton më në fund ka firmosur kontratën e re me Mercedes-Benz.
Në fakt, pas gjashtë muaj pritje, Hamilton e ka nënshkruar kontratën e re që i mundëson atij të jetë pilot i Mercedesit edhe për dy vite të tjera.
Hamilton u infektua me COVID-19, dhe pastaj në shkurt nënshkroi një kontratë një-vjeçare, mirëpo tani ai do të jetë me Mercedesin deri në fundin e vitit 2023 kur do të jetë 38 vjeçar.
Mercedes e ka bërë zyrtar lajmin përmes faqes zyrtare në “Twitter”.
He’s staying… ???? @LewisHamilton pic.twitter.com/bDaHhlP8Iv
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) July 3, 2021