image Haliti: 100 dozat e vaksinave nuk janë të mjaftueshme as për gjysmën e stafit mjekësor

Shëndetësi

Haliti: 100 dozat e vaksinave nuk janë të mjaftueshme as për gjysmën e stafit mjekësor

news image

Imunizimi i punonjësve shëndetësore me vaksinën antiCOVID ka filluar edhe në Komunën e Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, tha se dozat e ndara nga Ministria e Shëndetësisë për Vitinë nuk mjaftojnë as për vaksinimin e gjysmës së stafit shëndetësorë.

“Po, është e vërtetë. Dje ka filluar fushata e vaksinimit. Mirë ka shkuar, me një rregullaritet të plotë. Me një revizion që ka kanë bërë stafi pranë QKMF-së. Edhe pse kemi shumë pak vaksina, që nuk e mbulojnë stafin mjekësor të Vitisë”, tha ai.

“Me rëndësi ka filluar mirë. Është pranuar mirë. Opinioni është sensibilizuar mirë. Momentalisht 100, që është shumë pak që nuk e mbulojnë stafin mjekësor. Por, besojmë që në të ardhmen do të kemi shumë më shumë”.

“As gjysma e stafit nuk vaksinohet, për shkak se janë edhe qendrat ambullantore. Megjithatë ka filluar me 100 vaksina dhe ta shohim. Sot do të jemi në kontakt dhe besoj që do të marrim edhe shumë të tjera”, tha ai në KlanKosova.

I pari i Vitisë refuzoi t’i komentojë masat e reja antiCOVID, zbatimi i të cilave filloi dje.

Ai tha se Komuna e Vitisë i ka zbatuar që nga fillimi masat e vendosura nga qeveria./Gazeta Sinjali/