Lufta në front në mes ukrainasve dhe rusëve po vazhdon mirëpo një lloj lufte po bëhet edhe përmes mediave.
Grupi “Anonymous” përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se kanë hakuar televizionet ruse, raporton Gazeta Sinjali.
Ky grup ka shkruar se në këto televizione është paraqitur ajo se çfarë po ndodhë në të vërtetë në Ukrainë.
“Kanalet televizive shtetërore ruse janë hakuar dhe po transmetojnë realitetin se çfarë po ndodhë në Ukrainë”, ka shkruar ky grup.
JUST IN: #Russian state TV channels have been hacked by #Anonymous to broadcast the truth about what happens in #Ukraine. #OpRussia #OpKremlin #FckPutin #StandWithUkriane pic.twitter.com/vBq8pQnjPc
— Anonymous TV ???????? (@YourAnonTV) February 26, 2022