image Hakohen të dhënat personale dhe shpërndahen fotografi në rrjete sociale të qytetarit nga Mitrovica e Veriut

Kosovë

Raporti/ Hakohen të dhënat personale dhe shpërndahen fotografi në rrjete sociale të qytetarit nga Mitrovica e Veriut

news image

Një qytetar nga Mitrovica e Veriut ka njoftuar se një person i panjohur ka hakuar të dhënat e tij personale nga kompjuteri dhe pa leje i njëjti ka shpërndarë fotot e tij në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i panjohur ka arritur të depërtojë në kompjuterin e tij dhe të marr të dhënat e tij personale pa autorizimin e tij dhe i njëjti i ka shpërndarë fotografitë e ankuesit nëpër rrjete sociale”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/