image Haki Abazi e feston koalicionin LVV-LDK me këngë për Shqipërinë etnike

Kosovë

Reagimi/ Haki Abazi e feston koalicionin LVV-LDK me këngë për Shqipërinë etnike

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka zgjedhur një mënyrë më ndryshe për ta uruar nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abazi e ka postuar këngën “Rrjedhë në këngë e ligjërime” të interpretuar nga Ramë Lahaj, duke i uruar qytetarët dhe votuesit për “epokën e mirëfillët të lirisë”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan -drejt jetës me prosperitet dhe përmbyllje te procesit të integrimit Euro- Atlantik”, ka shkruar Abazi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2418903138420227&id=100009016936702

Më herët, kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një konference të përbashkët për media kanë kumtuar nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion. /Gazeta Sinjali/