Një kompani në Kosovë ishte cak i sulmeve kibernetike dje, rreth orës 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për kompani në Lipjan, në të cilën persona të panjohur kanë hyrë në sistemin kompjuterik dhe kanë shkaktuar dëm prej 162 mijë eurosh.
Ky rast është raportuar edhe në polici dhe është duke u hetuar. /GazetaSinjali/