Një kompani në Kosovë ishte cak i sulmeve kibernetike dje, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për kompaninë “Vali Impex”, me seli në Llapnasellë të Graçanicës.
Si pasojë e hyrjes në sistemin kompjuterik, një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se kompanisë i është ndaluar i tërë procesi i punës.
Ky rast është raportuar edhe në polici dhe është duke u hetuar.
Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë edhe versionin e kompanisë në fjalë, por numri i publikuar në webfaqe ka rezultuar i paqasshëm./Gazeta Sinjali/