image Hakerët e “Anonymous” sulmojnë faqet e qeverisë ruse

Evropë

Hakerët e “Anonymous” sulmojnë faqet e qeverisë ruse

news image

Grupi i hakerëve “Anonymous” e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj uebfaqeve të qeverisë ruse.

Arsyet e sakta të ndërprerjeve nuk janë komplet të qarta, por grupi ndërkombëtar i hakerëve “Anonymous” ka pohuar se po sulmon faqet, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

“Anonymous po zhvillon operacione të vazhdueshme për të mbajtur faqet e internetit të qeverisë .ru jashtë linje dhe për të nxitur informacionin te populli rus në mënyrë që ata të mund të jenë të lirë nga makineria shtetërore e censurës së Putinit”, tha grupi në një postim në Twitter.

Qëllimi i kolektivit të hakerëve, sipas mediave ndërkombëtare, është të çaktivizojë disa faqe në internet të qeverisë ruse.

RT, një rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar nga shteti rus, ishte gjithashtu në shënjestër të tyre.

/GazetaSinjali/