Vjedhjet e kryera nuk kanë të ndalur në pothuajse çdo cep të botës. Së fundmi një hajdut i cili kishte tentuar të vidhte në një pronë private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kap nga policia amerikane.
Ky arrestim nuk ishte i lehtë për policët e SHBA-së, pasi hajduti ishte fshehur në një vend të pazakonshëm.
Ai ishte futur në një kanal kanalizimesh, ku policia arriti ta gjente vetëm falë dronit të tyre, të cilin u detyruan ta përdornin për ndihmë.
Rasti u bë publik edhe në media, ku arriti të merr jehonë gjithandej.