Është arrestuar një person i cili ishte kapur nga Policia e Kosovës duke kryer vjedhje në qendrën tregtare “Emona City” në Prishtinë.
Rasti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit i cili kishte thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikujt ushqimor.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar i cili është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare. I dyshuari kishte depërtuar brenda në objekt duke thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikuj ushqimor të cilat i janë konfiskuar dhe prapë ju kanë kthyer pronarit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/