Persona të panjohur kanë hyrë brenda një shtëpie në fshatin Mushtisht të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 11:50, teksa në Polici ka raportuar pronari i shtëpisë.
Ai ka thënë se hajnat kanë vjedhur një gjenerator dhe disa mjete pune.
“Fsh. Mushtisht, Suharekë 29.11.2020 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një gjenerator dhe disa mjete punë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.