image Hajnat i hyjnë gjakovarit në shtëpi, ia vjedhin stolitë e arit në vlerë të 15 mijë € dhe qindra euro ‘cash’

Siguri

Hajnat i hyjnë gjakovarit në shtëpi, ia vjedhin stolitë e arit në vlerë të 15 mijë € dhe qindra euro ‘cash’

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Gjatë ‘aksionit’ të vjedhjes, hajnat gjurmojnë që të gjejnë gjëra me vlerë në shtëpi siç janë paratë dhe stolitë e arit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e ka pësuar sot edhe familja Neziri në Gjakovë, ku persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë, sipas të cilit janë vjedhur stoli të arit në vlerë të mbi 15 mijë eurove, si dhe qindra euro.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të zbulohen dhe të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/