image Hajnat ua mësyjnë stallave: Familjes nga Prizreni ia vjedhin viçat në vlerë të 9 mijë € prej të cilëve mbijetonin

Siguri

Hajnat ua mësyjnë stallave: Familjes nga Prizreni ia vjedhin viçat në vlerë të 9 mijë € prej të cilëve mbijetonin

news image

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Raste të tilla ka pasur shumë kohëve të fundit, teksa së fundmi cak i hajnave ishte një stallë në fshatin Serbicë e Ulët në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa viça, vlera e të cilëve sillet rreth 9 mijë euro.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer mbrëmë gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen personi apo personat e përfshirë që kanë kryer vjedhjen.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/