image Hajnat ia mësyjnë stallave në Banjë të Malishevës: Në dy shtëpi vjedhin 5 krerë bagëti

Siguri

Hajnat ia mësyjnë stallave në Banjë të Malishevës: Në dy shtëpi vjedhin 5 krerë bagëti

news image

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët ne vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Dy raste të tilla kanë ndodhur në fshatin Banjë në Malishevës, në dy shtëpi, shkruan Gazet Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rastet u zbuluan pas denoncimit të dy banorëve, të cilët e njoftuan Policinë se dikush iu ka hyrë në stalla gjatë natës, ku janë vjedhur 5 krerë bagëti, 3 njërit e 2 tjetrit, vlera e të cilave është goxha e madhe.

Në bazë të dëshmisë së tyre, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhjet dyshohet se janë kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familjet kanë qenë në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet për dy rastet, të ndara, që të identifikohen dhe kapen personi apo personat e përfshirë në rast.

/GazetaSinjali/