image Digjet stalla me ushqim të bagëtive dhe një lopë në Rahovec, pronari thotë se u bë qëllimshëm

Siguri

Digjet stalla me ushqim të bagëtive dhe një lopë në Rahovec, pronari thotë se u bë qëllimshëm

news image

Një familje në Rahovec ka pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e një zjarri që kaploi stallën e bagëtive të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka denoncuar pronari i stallës, i cili ka bërë me dije se përpos ushqimit të kafshëve, nga zjarri e ka pësuar dhe një lopë.

Sinjali mëson se ankuesi ka dyshime që zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, mirëpo nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon se mund ta ketë kryer këtë vepër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente, me ç’rast zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kanë fikur zjarrin në tërësi. Po ashtu janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

/GazetaSinjali/