image Hajnat thyejnë lokalin e lojrave kompjuterike në Prishtinë, vjedhin 10 shtëpiza

Siguri

Hajnat thyejnë lokalin e lojrave kompjuterike në Prishtinë, vjedhin 10 shtëpiza

news image

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë thyer lokalin e lojrave kompjuterike dhe kanë vjedhur 10 shtëpiza kompjuteri që kapin vlerën e 7 mijë eurove.

Gjithashtu, të njëjtit  e kanë dëmtuar edhe dritën e lokalit.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e veta se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 04:30 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Siç merr vesh gazeta, me rastin janë duke u marrur organet kompetente. /Gazeta Sinjali/