image Arrestohen dy persona në Gjilan për organizim të lojërave të fatit

Siguri

Arrestohen dy persona në Gjilan për organizim të lojërave të fatit

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, arrestimi është bërnë një lokal në Dardanë, ku zyrtarët policor kanë vërejtur duke u kryer aktivitet i paligjshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Komunal.

Lidhur me këtë rast janë konfiskuar pajisje:
Një kompjuter (ekran se bashku me shtëpizë),
Një shtypës (printer ),
Një Televizor i tipit Samsung,
Shumën e te hollave prej dyqind (200) euro,
Faktura dhe
Roletne letre.

Ndaj të dyshuarit L.B. në cilësinë e pronarit të lokalit iniciohet kallëzim penal dhe dërgohet në mbajtje prej 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit L.D. në cilësinë e punëtorit të lokalit ushtrohet kallëzim penal dhe dërgohet në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/