Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë thyer lokalin e lojrave kompjuterike dhe kanë vjedhur 10 shtëpiza kompjuteri që kapin vlerën e 7 mijë eurove.
Gjithashtu, të njëjtit e kanë dëmtuar edhe dritën e lokalit.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e veta se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 04:30 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Siç merr vesh gazeta, me rastin janë duke u marrur organet kompetente. /Gazeta Sinjali/