Dje në orët e mbrëmjes është vjedhur një sasi e arit dhe para të gatshme në një shtëpi në Prizren nga disa persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka paraqitur pronari i shtëpisë, sipas të cilit, të dyshuarit kanë hapur një dritare me forcë dhe pastaj kanë kryer vjedhjen.
Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur edhe në Podujevë. Cak i hajnave atje kanë qenë dy lokale.
“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit, në dy raste të ndara kanë kryer vjedhje në dy lokale ku kanë vjedhur para të gatshme, telefona DVR të kamerave, etj”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu, policia ka njoftuar se edhe në qytetin e Istogut dy shtetas të huaj janë kapur duke vjedhur në një shtëpi. Të dy janë arrestuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/