Banka “Raiffeisen” në Klinë është rrethuar me shirita të policisë, dyshohet se persona të maskuar kanë përdorur mjete shpërthyese për të realizuar grabitje, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.
Këtë rast për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se persona të maskuar me mjete shpërthyese kanë demoluar bankomatin e bankës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar me mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet relevante policore janë duke punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, tha Nikçi për Gazetën Sinjali.
Ende nuk dihet nëse të dyshuarit kanë arritur të vjedhin para.
Fotografi nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/