image Hajnat e bëjnë 'qyl' një banesë në Prishtinë, vjedhin 6 mijë euro ari

Siguri

Hajnat e bëjnë ‘qyl’ një banesë në Prishtinë, vjedhin 6 mijë euro ari

news image

Mbrëmë, rreth orës 22:30, disa persona e kane bërë qyl një banesë në lagjen Arbëria, ku kanë kryer një vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në polici e ka raportuar pronari i banesës (emër i njohur për redaksinë), i cili ka deklaruar se disa persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në banesën e tij, ku kanë vjedhur sasi të arit në vlerë prej gjashtë mijë eurosh.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se rasti është hapur si “vjedhje e rëndë” dhe hetimet për kapjen e të dyshuarve po vazhdojnë.

Kryefamiljari tha për Gazetën Sinjali se në banesë nuk ka qenë askush nga ora 22:00 deri në orën 08:00 të mëngjesit.

Ai tha se ata si familja nuk kanë asnjë person të dyshuar për këtë rast, por po presin që autoritetet të kryejnë punën e tyre në zbardhjen e këtij rasti.

Ndërkohë nga Policia kanë thënë për Sinjalin se nuk kanë informacione për këtë rast./GazetaSinjali/