Shtëpitë e qytetarëve të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave. E një rast i vjedhjes është raportuar mbrëmë në fshatin Radoste të komunës së Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një 48-vjeçar ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur mbi 14 mijë euro para të gatshme.
Sipas burimeve të Sinjalit hajnat kanë shkaktuar dëme brenda shtëpisë së ankuesit, pasi që në kërkim të gjërave me vlerë, kanë demoluar 4 dhoma.
Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.