Një shtëpi në fshatin Lipovec të Gjakovës ka qenë mbrëmë cak i hajnave, të cilët kanë depërtuar brenda duke hapur me forcë njërën nga dritaret e shtëpisë.
Policia ka njoftuar se pronari i shtëpisë ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij para të gatshme dhe stoli ari.
Sinjali ka mësuar se në shtëpinë që ishte cak i hajnave janë vjedhur mbi 8500 euro para të gatshme dhe rreth 12 mijë euro stoli të arit.
Sipas burimeve të Sinjalit, pas denoncimit të rastit, Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “vjedhje e rëndë”.