image Haga e dënoi për krime lufte, Ministria e Jashtme e Rusisë kërkon lirimin e Ratko Mlladiqit

Botë

Haga e dënoi për krime lufte, Ministria e Jashtme e Rusisë kërkon lirimin e Ratko Mlladiqit

news image

Pas raportimeve të shumta se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte, është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ka reaguar ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka deklaruar se do të ishte vendim i duhur lirimi i tij nga burgu për arsye humanitare.

Deklaratat e Zakharovës për liderët serbë të Bosnjës nuk janë të rralla, e në veçanti për ata që akuzohen për krime lufte.

“Ne besojmë se do të do të ishte vendim i duhur për mekanizmat kompetente që ta lirojnë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare”, ka shkruar Zakharova në Twitter.

Kujtojmë që Mlladiq është dënuar për krime lufte, pasi është përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

/GazetaSinjali/