Banorët e Alimos u gjendën përballë një spektakli të pabesueshëm , teksa panë një balenë të vogël në cekëtinë të detit.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për një balenë Zifios që ka humbur orientimin. Mesa duket ajo është mjaft e lënduar.
Sipas informacioneve, ajo kishte dalë në breg që nga dita e djeshme, por kishin arritur ta fusnin sërish në thellësi në mënyrë që të lirohej. Megjithatë, sot balena doli sërish në cekëtinë.
Në zonë ka zhytës dhe një veteriner për të trajtuar balenën e vogël e cila besohet se është e plagosur, raporton abc.news.al.
Duke folur për SKAI, profesori i Biologjisë Detare, Dr. Koutsoubas, tha se këto kafshë konvikte përplasen me helikat e anijes. Ai theksoi se duket se është plagosur rëndë dhe zakonisht këto raste nuk përfundojnë mirë .
Ai shtoi se kafsha nuk është aspak e rrezikshme dhe është një nga speciet e mbrojtura.