image "Haaland? Nuk ia kam frikën, madje nuk e njoh fare"

Futboll

Champions League/ “Haaland? Nuk ia kam frikën, madje nuk e njoh fare”

news image

Erling Braut Haaland i ka befasuar të gjithë me performancat e tij këtë sezon, por te PSG nuk ia kanë frikën.

Teksa po afrohet ndeshja e PSG me Borussia Dortmundin, mbrojtësi Thomas Meunier ka këmbëngulur se nuk e ka merak përballjen me një sulmues si norvegjezi dhe madje as nuk e njeh atë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk e kam frikë Haalandin. Madje, nuk e njoh fare si lojtar. Shifrat e tij janë të mira, por kjo do të thotë se Borussia shënon po aq sa edhe pëson. PSG mund të mposhtë çdo rival”, është shprehur mbrojtësi i parisienëve.

Dy skuadrat do të ndeshen më 18 shkurt në Gjermani dhe dy javë më vonë në Paris. /Gazeta Sinjali/