image Haaland mposht Lewandowskin në duelin për lojtarin e vitit në Bundesligë

Futboll

Haaland mposht Lewandowskin në duelin për lojtarin e vitit në Bundesligë

news image

Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë në Bundesliga, përkundër sezonit fantastik që e zhvilloi Robert Lewandowski, transmeton Sinjali Sport.

Polaku zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 41 gola dhe kësisoj theu rekordin e vendosur nga Gerd Muller për më së shumti gola në një sezon në Bundesliga.

Përkundër gjithë këtyre gjërave, sulmuesi bavarez nuk arriti që të shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Bundesligë nga tifozët.

Për këtë çmim, ata votuan talentin e Dortmundit, Erling Haalaand që pati gjithashtu sezon të jashtëzakonshëm.

Në 28 ndeshje të luajtura këtë edicion në Bundesligë, Haaland shënoi 27 gola dhe dhuroi tetë asistime.

/Gazeta Sinjali Sporti/