image Haaland i përgjigjet kritikave: Ëndrra ime është të shënoj 5 gola në 5 prekje të vetme

Futboll

Haaland i përgjigjet kritikave: Ëndrra ime është të shënoj 5 gola në 5 prekje të vetme

news image

Erling Haaland iu është kundërpërgjigjur kritikave rreth stilit të tij të lojës dhe thotë se ëndrra e tij më e madhe është të shënojë pesë gola nga pesë prekje.

Haaland iu përgjigj kritikave se sa i përfshirë është ai në ndeshje pasi shënoi në fitoren për Manchester City kundër ish-klubit Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Norvegjezi pati vetëm 11 prekje të topit në pjesën e parë, por gjithsesi vodhi të gjitha titujt e gazetave, duke shënuar një gol fitues të shkëlqyer në minutën e 84-të me rastin e tij të vetëm në ndeshje.

“Njerëzit ndoshta flasin se unë nuk e prek topin mjaftueshëm dhe këtë dhe atë, por mua nuk më intereson kjo. Unë e di se çfarë do të bëj, çfarë duhet të bëj dhe kjo është pikërisht ajo që bëra në një ndeshje të vështirë dhe kjo është pikërisht ajo që do të vazhdoj të bëj”, tha ai për beIN SPORTS. “Ëndrra ime është të prek topin pesë herë dhe të shënoj pesë gola. Kjo është ëndrra ime më e madhe”, deklaroi Haaland.

Haaland ka bërë tashmë një ndikim të madh në Premier League, duke shënuar 10 gola në vetëm gjashtë ndeshje. Sulmuesi preku topin vetëm tetë herë në fitoren 4-0 ndaj Bournemouth, duke nxitur debate nëse mungesa e prekjeve të tij do të ndikojë në zhvillimin e tij. Megjithatë, tifozët e Man City nuk kanë gjasa të mërziten ndërsa ai vazhdon të shënojë gola për skuadrën e Pep Guardiolës.

Haaland tani ka shënuar 26 gola në 21 paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe mesatarisht shënon një gol çdo 62 minuta në kompeticionin më të lartë evropian.

/GazetaSinjaliSport/