image Haaland i papërmbajtshëm edhe ndaj Union Berlinit, shënon dy gola

Futboll

Haaland i papërmbajtshëm edhe ndaj Union Berlinit, shënon dy gola

news image

Borussia Dortmund duket se këtë sezon ka synim të luftojë për titull, transmeton Sinjali Sport.

Dortmundi mposhti Union Berlinin me rezultat 4-2 në xhiron e pestë të Bundesligës.

Ylli në ardhje Erling Haaland përsëri ishte në qendër të vëmendjes me dy gola.

Përpos norvegjezit një gol e realizoi edhe Raphael Guerrero, ndërsa një tjetër autogol nga Friedrich.

Për mysafirët Max Kruse dhe Andreas Voglsammer i shënuan golat.

Me këtë fitore vendasit janë në pozitën e dytë me një pikë më pak se Bayern Munich, ndërsa skuadra nga kryeqyteti ka vendin e 8 me gjashtë pikë.

/Gazeta Sinjali Sporti/