Borussia Dortmund duket se këtë sezon ka synim të luftojë për titull, transmeton Sinjali Sport.
Dortmundi mposhti Union Berlinin me rezultat 4-2 në xhiron e pestë të Bundesligës.
Ylli në ardhje Erling Haaland përsëri ishte në qendër të vëmendjes me dy gola.
Përpos norvegjezit një gol e realizoi edhe Raphael Guerrero, ndërsa një tjetër autogol nga Friedrich.
Për mysafirët Max Kruse dhe Andreas Voglsammer i shënuan golat.
Me këtë fitore vendasit janë në pozitën e dytë me një pikë më pak se Bayern Munich, ndërsa skuadra nga kryeqyteti ka vendin e 8 me gjashtë pikë.