image Gypi me ujë të valë shpërthen në dhomën e hotelit, vdesin pesë persona në Rusi

Botë

Botë/ Gypi me ujë të valë shpërthen në dhomën e hotelit, vdesin pesë persona në Rusi

news image

Pesë persona kanë vdekur pas shpërthimit të një gypi me ujë të valë në dhomën e një hoteli në Rusi. Pas shpërthimit, dhoma u vërshua nga uji me temperaturë shumë të lartë.

Tre persona të tjerë, të cilët pësuan djegie të thella, u dërguan në spital. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë.

Dhomat në bodrumin e ndërtesës nuk kishin dritare dhe kishin vetëm një dalje. Incidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit.

Autoritetet i kanë nisur hetimet nën dyshimin për mosplotësim të standardeve të sigurisë në hotel. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ekipi i forenzikës.

Deputeti Oleg Melnichenko tha se kuvendi rus mund ta shqyrtojë mundësinë për ndalimin e hapjes së hoteleve në bodrume të ndërtesave të banimit, shkruan “Independent”./Gazeta Sinjali/