image Guximtarja ruse sfidon propagandën e Putinit, futet në studio të lajmeve gjatë transmetimit (VIDEO)

Botë

Guximtarja ruse sfidon propagandën e Putinit, futet në studio të lajmeve gjatë transmetimit (VIDEO)

news image

Një grua ruse është futur në mes të një emisioni në njërin prej kanaleve ruse duke kërkuar që të ndalohet agresioni në Ukrainë.

Një grua doli papritur në emisionin kryesor të lajmeve të mbrëmjes së Rusisë sot me një shenjë që thotë: Ndalo luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë” dhe duke brohoritur: “Ndal luftën! Jo luftës!”

Pamjet janë bërë gjatë një emisioni që po shfaqej drejtpërdrejt.

Që prej fillimit të pushtimit në Ukrainë, Rusia ka ndaluar botimet e lajmeve që konsiderohen si “të rreme” nga ana e tyre.

Kjo ka bërë që të mbyllen shumë media të pavarura dhe të mbesin vetëm ato që konsiderohen si të besuara të pushtetit.

/GazetaSinjali/