Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
Ismaili e ka njoftuar Osmanin mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.
“Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete”, thuhet në kumtesë,.
Në këtë takim ata kanë folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.