image Guvernatori i qytetit: Volnovakha u shkatërrua plotësisht, nuk ekziston më

Botë

Guvernatori i qytetit: Volnovakha u shkatërrua plotësisht, nuk ekziston më

news image

Guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se qyteti juglindor Volnovakha është shkatërruar plotësisht nga pushtimi rus.

Ai tha që që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha është larguar dhe shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar, që sipas tij do të thotë se qyteti efektivisht nuk ekziston më, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.

Por ai tha se po vazhdojnë luftimet atje për të parandaluar një rrethim rus të territorit të rëndësishëm strategjik.

Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë granatimesh, raketash dhe sulmesh ajrore, duke shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.

/GazetaSinjali/