Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Ahmeti, të shoqëruar nga Kryetari i Bordit të BQK-së, Flamur Mrasori.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar kryeparlamentaren Osmani lidhur me zhvillimet në sektorin financiar, duke përfshirë këtu gjithë progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe sfidat e prioritetet e BQK-së duke theksuar se Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.
Ndërsa kryetarja Osmani ka treguar gatishmërinë për të ofruar mbështetjen për realizimin e sfidave dhe objektivave me interes të përbashkët institucional.
Gjetja e një modaliteti për çështjen e Kartonit të Gjelbër në mënyrë që diaspora jonë të gjejë mbulesë siguruese brenda policave siguruese nga vendi i origjinës e jo të ketë pagesë shtesë për sigurim veturash, ishte një ndër temat më të rëndësishme që u diskutua gjatë këtij takimi, temë kjo e cila kërkon trajtim me prioritet.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan që të ketë një bashkëveprim ndërinstitucional që kjo temë të trajtohet me prioritet dhe dinamikë më intensive./GazetaSinjali/