image Guerot për kushtet e Kurtit: Herë ndihmojnë, herë jo – tani jemi në situatën e dytë 

Politikë

Guerot për kushtet e Kurtit: Herë ndihmojnë, herë jo – tani jemi në situatën e dytë 

news image

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka folur për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës si mundësi për shtensionim të situatës në veri.

Ai tha se ka situata ku kushtet ndihmojnë dhe ka situatë kur kushtet, sipas tij, nuk ndihmojnë, teksa shtoi se aktualisht “jemi në këtë të dytën”.

“Na duhet të ecim përpara me shtensionim, na duhet të ecim përpara në procesin, i cili çon drejt zgjedhjeve dhe tani do të ketë diskutime, si dje me zotërinë Lajçak, ku mund të diskutojmë për mënyrën se si kjo mund të bëhet, ku të gjitha palët ndihen rehat dhe natyrisht disa nga kushtet e prezantuara nga kryeministri mund të diskutohen”, tha Guerot në Rubikon.

Tutje, ai tha se është në interesin e të gjithëve që të ecet përpara pa kushte kur bëhet fjalë për shtensionim të situatës dhe kur bëhet fjalë për procesin që çon drejt zgjedhjeve.

Për kushtet e Kurtit, i të njëjtit mendim ishte edhe ambasadori gjerman, i cili tha se BE-ja i ka prezantuar tri kërkesa me 3 qershor.

“Përgjigjja e njëjtë edhe nga ana jonë, ne i kemi prezantuar kërkesat tona më 3 qershor dhe këto nuk janë kërkesa të Gjermanisë, apo Francës, por të 27 shteteve anëtare të BE-së dhe e dini gjithashtu ka pasur dakordim edhe në konkluzionet e Këshillit të Evropës gjatë javës së kaluar dhe partnerët tjerë gjithashtu e mbështesin këtë dhe ky duhet të jetë një hap, dhe pastaj mund të ecim përpara dhe është keq që ka kaluar një muaj dhe duke kemi ecur përpara”, tha ai.

/GazetaSinjali/