Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj Qeverisë në detyrë, për pranimin e 1000 testeve nga Serbia për diagonostifikimin e Covid-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, Gucati tha se duke pritur kërkim falje nga Serbia për gjithë gjenocidin e kryer në Kosovë, si mund të pranohet një ndihmë e tillë dhe t’i jepet mundesia që t’i bëjnë të ndihen human ndaj nesh.
“Ne asnjëherë nuk ishim në atë gjendje qe të shtrijmë duart drejt tyre, nuk iu falet një gjë e tillë nga gjaku i dëshmorëve nga gjymtyret tona të humbura, nga nënat dhe motrat tona që kanë përjetuar tmerr nga po të njëjtit që sot shtiren kinse human ndaj nesh, ne presim që ta na i sjellin të gjithë të pagjeturit nga lufta, nuk presim dhe nuk pranojmë asnjë lloj ndihme, ata që pranuan një ndihmë të tillë le të mbesin të turpëruar!”, ka shkruar Gucati.
Mbrëmë, Kosova ka pranuar një donacion nga Serbia të 1000 testeve për ta diagnostifikuar virusin Covid-19./Gazeta Sinjali/